Ndërlidhjet

Dy operacione në zemër të hapur me mjekë nga Kosova e Shqipëria


Shërbimi i Kardiokirurgjisë është hapur vitin e kaluar, ndërkohë që kërkesat e pacientëve për operacione të hapura në zemër, janë të mëdha.

Në dy muajt e fundit janë operuar rreth 16 pacientë, thotë kardiokirurgu, Bekim Dula, i cili e konsideron si sukses punën në këtë institucion.

Sipas kirurgut Dula, bashkëpunimi me kardiokirurgë nga shtetet e rajonit dhe Evropës nuk ka munguar.

Së fundmi është bërë një marrëveshje që kardiokirurgët nga Shqipëria të operojnë pacientë kosovarë bashkë me stafin e këtushëm në kardiokirurgji, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ekipi mjekësor i kardiokirurgëve nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nga Tirana, në bashkëpunim me ekipin mjekësor të QKUK-së, kanë realizuar dy operacionet e para në kardiokirurgji.

Ky bashkëpunim, sipas ministrit në largim të Shëndetësisë, Ferid Agani, është fryt i marrëveshjes së lidhur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, përkatësisht ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Edhe Ali Rifatllari, kardiokirurg, njëherësh rektor i Universitet të Mjekësisë në Tiranë, thotë se kushtet që mbretërojnë në Klinikën e kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare janë të mira dhe siç shprehet ai, mund të krahasohen me sallat operative evropiane. Rifatllari ishte pjesë e ekipit që operoi dy pacientët kosovarë.
XS
SM
MD
LG