Ndërlidhjet

NATO: Tanket ruse në Ukrainë, eskalim serioz


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen (ARKIV)
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen (ARKIV)
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka thënë nëse raportimet që separatistët pro rus në lindje të Ukrainës kanë marrë armatim të rëndë nga Rusia, përfshirë tanke, konfirmohen atëherë kjo do të shënonte një “eskalim serioz” të krizës në këtë shtet.

Komentet e Rasmussen të publikuara përmes një komunikate të NATO-s, janë bërë pasi Ukraina e akuzoj Rusinë për lejimin e separatistëve pro rus që të marrin tanke nga Rusia dhe automjete të tjera duke i futur në pjesën lindore të Ukrainës.

Rusia ende nuk ka reaguar ndaj akuzave të Kievit.
XS
SM
MD
LG