Ndërlidhjet

Ukrainë: Ditë zie për 49 ushtarët e vrarë


Separatistët prorusë mbledhin municion në vendin ku është rrëzuar aeroplani transportues i forcave të sigurisë së Ukrainës
Separatistët prorusë mbledhin municion në vendin ku është rrëzuar aeroplani transportues i forcave të sigurisë së Ukrainës
Në Ukrainë sot është ditë zie për 49 ushtarët e forcave të sigurisë së këtij vendi, të cilët u vranë pasi separatistët prorusë e rrëzuan aeroplanin transportues në të cilin ndodheshin ata, dje herët në mëngjes, në pjesën lindore të Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, që e shpalli një ditë zie kombëtare, ka shprehur përkushtim për përgjigjje të ashpër ndaj aytre që e rrëzuan aeroplanin, derisa ai afrohej për aterim në aeroportin në Luhansk.

Në Uashington, Shtëpia e Bardhë e ka dënuar rrëzimin e aeroplanit dhe tha se ky ishte “fakt” se separatistët kanë marrë armatim të rëndë nga Rusia, përfshirë tanke.
XS
SM
MD
LG