Ndërlidhjet

Hiqet barrikada në Mitrovicë


Ura në Mitrovicë, foto nga arkivi
Ura në Mitrovicë, foto nga arkivi
Qytetarët e Mitrovicës së veriut kanë filluar në orët e hershme të mëngjesit të largojnë barrikadën në urën qendrore mbi lumin Ibër.

Këtë aksion, thuhet ta kenë vëzhguar pjesëtarët italianë të KFOR-it dhe policisë së Kosovës.

Barrikada në këtë urë është vendosur nga banorët lokalë në korrik të vitit 2011, në shenjë kundërshtimi me përpjekjet e Prishtinës zyrtare për të vendosur autoritetin në veri të vendit.
XS
SM
MD
LG