Ndërlidhjet

Eskalon situata në Shkup gjatë protestave


Shkup
Shkup

Protesta, e cila ka nisur sot në mesditë kundër dënimit të 6 të arrestuarve në rastin “Monstra”, ka dalë nga kontrolli, duke shkaktuar kaos nëpër rrugët e Shkupit.

Informatat e para flasin edhe për të lënduar nga përplasja mes protestuesve dhe forcave policore, të cilat siguronin objektet kryesore shtetërore dhe godinën e gjykatave.

Mësohet se disa objekte kanë mbetur të demoluara, kryesisht pallati i gjykatave dhe disa lokale përreth bulevardit Goce Dellçev.

Njësitet policore kanë arritur të largojnë protestuesit nga bulevardi, duke i drejtuar ata drejt Çairit, por situata mbetet edhe më tej e tensionuar.

Protestuesit, me thirrje “kundër montimeve të rasteve nga Gjyktata e Shkupit”, kanë gjuajtur me gurë ndërtesën e gjykatës në Shkup.

XS
SM
MD
LG