Ndërlidhjet

Ukrainë: Rusia akuzohet për grumbullim të trupave në kufi


Pamje e njjë lansuesi ukrainas të raketavenë pjesën lindore të Ukrainës
Pamje e njjë lansuesi ukrainas të raketavenë pjesën lindore të Ukrainës

Ukraina e ka akuzuar Rusinë se po i grumbullon forcat e veta në kufirin me Ukrainën dhe thotë se separatistët e mbështetur nga “merecenarët rusë” po i sulmojnë kufitarët ukrainas, në përpjekje për depërtimin e makinave të blinduara brenda Ukrainës.

Andriy Lusenko, zëdhënës i Këshillit për Sigurinë Kombëtare të Ukrainës, u tha gazetarëve se përleshjet kanë ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, afër kufirit në vendin Dyakove.

Ai tha se këto zhvillime “tregojnë se pala ruse është nisur në kursin e përshkallëzimit të konfliktit në Donbas”.

Njëherësh, Ukraina tha se forcat e veta, të mbështetura nga aerplant luftarakë, e kanë thyer bllokadën e kryengritësve në aeroportin Luhansk, në pjesën lindore të Ukrainsë.

Ushtria e Ukrainës ka njoftuar, poashtu, se nga sulmet ajrore janë dëmtuar rëndë separatistët prorusë, përfshirë një konvoj të makinave të blinduara, për të cilin Kievi thotë se e kishte kaluar kufirin nga Rusia.

XS
SM
MD
LG