Ndërlidhjet

Raporti: Aeroplani i Malajzisë u përplas afër kufirit ukraino-rus


Ilustrim
Ilustrim

Raportohet se një aeroplan i udhëtarëve i Malajzisë sot është përplasur në Ukrainë, afër kufirit me Rusinë.

Agjencitë Interfax dhe ITAR-TASS, duke cituar burime të industrisë së aviacionit, thanë se aeroplani i tipit Boeing 777 po fluturonte nga Amsterdami për në Kuala Lumpur.

Këto raporte, që nuk janë konfirmuar, thonë se në aeroplan gjendeshin 280 udhëtarë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit.

Raportohet se aeroplani është rrëzuar në territorin e Ukrainës, afro 60 kilometra nga kufiri me Rusinë.

Interfax ka cituar burime të zyrtarëve të Ukrainës, që kanë thënë se aeroplani është rrëzuar në qytetin Shakhtarsk në rajonin lindor Donjeck.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG