Ndërlidhjet

Jahjaga zhvilloi një takim me gratë në biznes


 Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim një delegacion të grave në biznes, fermere dhe aktiviste për të drejtat e gruas.

Presidentja Jahjaga i ka përgëzuar gratë për punën e tyre dhe ka shprehur mbështetjen institucionale për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme të cilat udhëhiqen nga gratë, njofton zyra për media nga presidenca.

Në komunikatë thuhet po ashtu se Jahjaga ka theksuar se prioritet i punës është fuqizimi ekonomik i gruas dhe tha se investimi në gruan është investim në familje dhe në të ardhmen e vendit.

Gratë nga biznesi, gratë fermere dhe aktiviste për të drejtat e grave, e kanë falënderuan presidenten Jahjaga për mbështetjen e vazhdueshme që ka treguar për respektimin e barazisë gjinore dhe për fuqizimin ekonomik të gruas në Kosovë, thuhet në komunikatën e presidencës.

XS
SM
MD
LG