Ndërlidhjet

Konfirmohet armëpushimi Izrael - Hamas


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Zyrtarët e Izraelit e kanë konfirmuar se ata e kanë pranuar armëpushimin e ndërmjetësuar nga Egjipti me qëllim rinisjen e bisedimeve që do t’i jep fund konfliktit në Gaza, me militantët e Hamasit.

Zyrtarët izraelitë dhe palestinezë e kanë përshkruar armëpushimin si të pa kushtëzuar.

Plani megjithatë bën thirrje që Izraeli të lehtësojë bllokadën ndaj Gazës për të lejuar materiale humanitare dhe të rindërtimit për të hyrë në territorin e kontrolluar nga Hamasi.

Bisedimet indirekte për çështje të tjera, përfshirë kërkesën e Hamasit për t’i dhënë fund në tërësi bllokadës së Hamasit, dhe kërkesën e Izraelit për çarmatosjen e Hamasit, do të fillojnë në Kajro, brenda një muaji.

Armëpushimi ka nisur në orën 18:00 sipas orës tonë.

Qeveria e Egjiptit, zyrtarët e Hamasit dhe lideri palestinez, Mahmud Abaz, e kanë konfirmuar arritjen e armëpushimit.

XS
SM
MD
LG