Ndërlidhjet

Ulet parashikimi për rritjen në Eurozonë


Ilustrim
Ilustrim

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ka zvogëluar parashikimet e saj për Eurozonën më 2014 dhe 2015 dhe ka bërë thirrje për politike më agresive stimuluese nga Banka Qendrore Evropiane, me qëllim shmangien e deflacionit.

Thirrja e organizatës me seli në Paris vjen pak ditë para takimit në Australi të ministrave të financave dhe bankierëve qendrorë nga G20-ta, grupi i ekonomive më të industrializuara.

Në parashikimet e përditësuara, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik thotë se rritja në Eurozonë do të jetë vetëm 0.8 për qind këtë vit dhe 1.1 për qind vitin e ardhshëm.

Në muajin maj, ajo ka parashikuar rritje për 1.2 për qind më 2014 dhe 1.7 për qind më 2015.

XS
SM
MD
LG