Ndërlidhjet

DASH publikon listën e terroristëve


Siri, një pjesëtar i frontit Al-Nusra
Siri, një pjesëtar i frontit Al-Nusra

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar emrat e dhjetë individëve dhe dy grupeve të cilësuar si luftëtarë të huaj terroristë, në kuadër të vendimit “për sanksionimin e terroristëve dhe atyre që mbështesin terroristët ose aktet terroriste”.

Në mesin e këtyre dhjetë individëve gjendet edhe shqiptari nga Kosova, Lavdrim Muhaxheri, për të cilin thuhet se është luftëtar i huaj në radhët e Shtetit Islamit të Irakut dhe Levantit.

Muhaxheri raportohej të ketë “publikuar pamje grafike në korrik të vitit 2014 në rrjetin social Facebook, në të cilat shihej duke e vrarë një të ri me heqje koke”.

Si rezultat i këtij vendimi të Departamentit Amerikan, “të gjitha pronat nën juridiksionin e Shteteve të Bashkuara, tek të cilat këta individë apo grupe kanë interes, bllokohen dhe amerikanëve u ndalohet të angazhohen në ndonjë transaksion me ta, apo nga i cili ata mund të përfitojnë".

Në këtë listë gjendet edhe një emër tjetër nga rajoni, Nusret Imamoviq, nga Bosnja, për të cilin thuhet se vepron tash në Siri. Ai thuhet “të jetë angazhuar aktivisht në ekstremizëm dhe besohet të jetë duke luftuar përkrah frontit Al-Nusra”.

Lexoni këtu listën e plotë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

XS
SM
MD
LG