Ndërlidhjet

Dyqind milion euro në vit, shpenzohen për duhan


Ilustrim
Ilustrim

Gjatë këtij viti, në Kosovë kanë hyrë 2 mijë e 400 tonelata duhan. Mesatarja e importit të duhanit që hyn në Kosovë për një vit, është rreth 3 mijë e 500 tonelata.

Në bazë të këtyre statistikave del se qytetarët e Kosovës harxhojnë rreth 150 deri në 200 milion euro për një vit, për konsum të duhanit.

Adriatik Stavileci, zëdhënës në doganat e Kosovës thekson se taksat e duhanit kalojnë shifra mjaft të mëdha.

"Konsumi vjetor i vlerësuar nga doganat e Kosovës dhe kompanitë ndërkombëtare, është 3 mijë deri në 3mijë e 500 ton".

"Ndërkaq prej janarit deri në tetor të këtij viti,kemi pasur import 2. 400 ton duhan.Taksat e duhanit janë mjaft të larta , ku e kalojnë shifrën 100 milion euro.Vetëm gjatë kësaj periudhe të këtij viti , pra gjithsej për duhan janë shpenzuar rreth 150 milion euro", ka shtuar Stavileci.

Ndryshe nga data 22 maj e vitit 2013, Ligji për kontrollin e duhanit ka hyrë në fuqi.

Por ai nuk është duke u zbatuar në masë të kënaqshme, kanë deklaruar zyrtarë që merren me monitorimin e ligjit për kontrollin e duhanit.

Nga hulumtimet e bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, del se rreth 500 mijë njerëz në Kosovë, e konsumojnë duhanin në mënyrë të rregullt.

Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, thotë se rreth 12 për qind e fëmijëve të shkollave fillore konsumojnë duhan.

"Duke e pasur parasysh se ne përcjelljen e duhan pirjes në Kosovë jemi duke e bërë tash një dekad, dhe kemi bërë hulumtime. Një prej tyre mbikqyrja e duhanprijes tek të rinjtë,që është studim voluminoz jo vetëm në Kosovë, por është studim botëror, kemi gjetur të dhëna brengosëse , ku rreth 37 për qind të njerëzve në Kosovë janë duhanpirës".

"Më brengosës është fakti se rreth 12 për qind të fëmijëve të shkollave fillore dhe të mesme konsumojnë duhanin", ka shtuar ai.

Zoti Ramadani gjithashtu ka theksuar se institutcioni që ai udhëheq, ka bërë si vazhdimësi edhe një hulumtim rreth rezikut të pirjes së duhanit, ku ka rezultuar se sëmundjet respiratore zënë vendin e parë.

"Duke përcjellur statistikat tona në Institutin Kombëtar,ne kemi vërejtur se në dhjetë sëmundjet më të shpeshta të bëra gjatë hulumtimeve në Kosovë janë vërejtur se sëmundjet respiratore janë në vendin e parë, e që automatikisht do të thotë se është indikator".

"Në mënyrë direkte dhe indirekte kemi kontribuar në gjetjen e shkaqeve dhe në hulumtimin e drejtëpërdrejt të duhanpirjes në këto sëmundje respiratore, në rradhë të parë, por jo vetëm këto. Edhe kontaminimi i ajrit dhe kushtet tjera të jetesës e bëjnë të mundur që të ketë sëmundje respiratore. Por duhani si faktor rreziku është dominant në shfaqjen e sëmundjeve respiratore", është shprehur Ramadani.

Derisa inspektori sanitar,Ibrahim Tërshnjaku ka bërë të ditur se shkelja e ligjit për kontrollin e duhanit është duke ndodhur, si në institutcione publike, po ashtu edhe nëpër subjekte afariste.

"Kemi shkelje të ligjit , por ne kemi punuar që të gjejmë mënyrën për shkelësit të gjejmë një mekanizëm ligjor dhe të kërkojmë nga gjykata që procedimi i lëndëve të shkon më shpejtë".

"Kosova duhet të konsolidohet, dhe të mos injorohet ligji,e që unë e di se në shumë shtete ligji për kontrollin e duhanitështë cështje kombëtare", ka shtuar Tërshnjaku.

Sidoqoftë, sipas hulumtimit të fundit që ka bërë Qendra për Zhvillim dhe Avokim, del se niveli i shkeljes së ligjit për kontrollin e duhanit është rreth 8 për qind në institutcione shëndetësore, universitete dhe kolegje 8.8 për qind, në shkolla të mesme 16.2 për qind, gjykata 20 për qind, objektet komunale 22.2 për qind, në qendra tregtare 3.6 për qind, derisa në klube nate, shkelësit e ligjit arrijnë në 82.6 për qind.

XS
SM
MD
LG