Ndërlidhjet

Kroaci: Kryeministri e anulon vizitën në Beograd


Zoran Millanoviq
Zoran Millanoviq

Kryeministri i Kroacisë, Zoran Millanoviq, e ka anuluar udhëtimin për në Serbinë fqinje, pas lirimit të nacionalistit serb të linjës së fortë, Vojisllav Sheshel, nga Tribunali i Hagës për krime të luftës, në shenjën e fundit të tensioneve të përsëritura ndërmjet ish-armiqëve ballkanik.

Kryeministri Millanoviq është dashur të udhëtoj në Beograd më 16 dhjetor, për të marrë pjesë në një konferencë të liderëve të Evropës Qendrore e Lindore dhe Kinës, raporton agjencia Reuters nga Zagrebi.

“Kryeministri e ka anuluar vizitën e tij dhe kjo ka të bëjë me Sheshelin”, tha sot një zëdhënësi i qeverisë së Kroacisë.

Këtë javë, ministrja e jashtme e Kroacisë, Vesna Pushiq, tha se “shfrenimet” e Sheshelit janë pengesë për marrëdhëniet e vendeve në rajon.

XS
SM
MD
LG