Ndërlidhjet

Teknikat e IS-it për ndikim te fëmijët


Kazakistan: Video e realizuar nga militantët e Shtetit Islamik, duke trajnuar fëmijët ushtarë.
Kazakistan: Video e realizuar nga militantët e Shtetit Islamik, duke trajnuar fëmijët ushtarë.

Një zyrtar i anti-terrorizmit në Kirgizi, tha më 3 dhjetor se qëllimi i videove që i prodhojnë Shteti Islamik, në të cilët shihen fëmijët ushtarë, mund të jetë përdorimi i teknikave të programimit neuro-linguistik, për të ndikuar te fëmijët dhe të rinjtë.

Bakyt Dubanayev, përfaqësues kirgiz kundër terrorizmit, tha se militantët e Shtetit Islamik nuk janë duke luftuar vetëm një "luftë me armë zjarri", por po bëjnë edhe "luftë psikologjike dhe informative".

"Synimi i terrorizmit është që të shpërndajë frikë, panik dhe terror, dhe kjo është pikërisht qëllimi i atyre videove të cilët shfaqin ekzekutime me heqje koke të shtetasve të huaj. Videot ku fëmijët shfaqin agresion, retorikë ushtarake dhe janë të armatosur, kanë të njëjtin qëllim", tha Dubanayev.

Këto deklarata të zyrtarëve anti-terrorizëm vijnë pas lëshimit të një videoje nga militantët e Shtetit Islamik, ku shihen fëmijë nga Kazakistani duke marrë pjesë në ushtrime ushtarake në Siri.

Shpërndarja e kësaj videoje, u dha shqetësim të madh edhe Kazakistanit, edhe fqinjit të tij, Kirgizisë. Astana bllokoi shpërndarjen e kësaj video, dhe qeveria kirgize u kërkoi mediave në Bishkek ta largojnë videon nga faqet e internetit.

Ministria e Brendshme e Kirgizisë gjithashtu paralajmëroi se më 25 nëntor e kishte dërguar videon te prokurori i përgjithshëm.

Duke komentuar videon, Dubanayevtha se fëmijët kopjojnë çfarëdo që shohin, qofshin ato Spiderman, Batman, apo fëmijë militant në një kamp trajnimi të Shtetit Islamik.

"Nëse fillojmë t’ua tregojmë atyre [fëmijëve], fëmijët militantë, atëherë çfarë garancie ka që ata nuk do të tregojnë interesim për të. Kolegët e mi kazakë nënvizojnë se Shteti Islamik ka specialistë të teknologjisë informative. Është e mundur që ajo video është e dizajnuar duke përdorur teknika neurolinguistike", tha Dubanayev.

Prezantimi i të kundërtës?

Reagimi i Bishkekut ndaj kësaj videoje reflekton frikën në rritje të Kirgizisë për Shtetin Islamik, përshirë shqetësimet që propaganda e grupit militant do të çojë deri te radikalizmi i qytetarëve kirgizë dhe se këta qytetarë mund të shkojnë në Siri e Irak për të luftuar me IS-in.

Komiteti Shtetëror për Siguri në Kirgizi ka thënë se rreth 150 qytetarë të këtij vendi janë duke luftuar në Siri dhe 8 janë vrarë gjatë luftimeve.

Web faqja Knews.kg, më 3 dhjetor citoi Kadyr Malikov, drejtorin e Qendrës së Pavarur të Religjionit, Drejtësisë dhe Politikës në Bishkek, derisa kishe paralajmëruar se video të natyrës së tillë ngjallin një interesim të “gabuar” në mesin e të rinjve.

Këshilla e Malikovit se si të kontrollohet kjo situatë, ishte sugjerimi që të rinjve kirgizë t’iu prezantohet e kundërta e këtyre videove të bëra nga Shteti Islamik.

"Ka shumë video, por ne nuk bën të harrojmë të prezantojmë opinionin e ekspertëve. Në të kundërtën, gjërat mund të kenë efektin e kundërt”, tha Malikov.

Përgatiti: Gresa Kraja
XS
SM
MD
LG