Ndërlidhjet

Mediat në Maqedoni nuk trajtojnë temat për ekonomi joformale


Ekonomia joformale në Maqedoni sillet nga 24 deri 47 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor, varësisht se për cilin sektor bëhet fjalë, thonë të dhënat e hulumtimit tërealizuar nga Instituti për Krijimin e Politikave.

Emill Shukarov nga ky institucion, thotë seekonomia joformale në vend arrin të mbijetojë falë korrupsionit, që jo rrallëherë realizohet në bashkëpunim të më shumë personave që janë figura kyçe në institucionet përkatëse të vendit, duke shtuar se për çrrënjosjen e kësaj dukurie mediat duhet të fokusohen më shumë në gazetarinë hulumtuese.

“Te ne mediat fokusohen vetëm në tema të caktuara, të cilatkryesisht janë politike. Për fat të keq ekonomia informale nuk është në fokus të mediave të vendit. Atëherë, si mundet mediat të kontribuojnë në luftimin e kësaj dukurie? Besoj kjo mund të bëhet përmes bashkëpunimit të ngushtë mes sektorin civil dhe asociacionet e ndryshme të biznesit të cilat kanë lidhje direkte me punëdhënësit dhe punëtorët”, thekson Shukarov.

Ai thotë se sipas hulumtimit nga institucioni që ai e përfaqëson, në Maqedoni prezente është shkalla e lartë e punësimit "në të zezën" dhe mos paraqitja e të ardhurave në tërësi nga ana e kompanive apo institucioneve.

Por Petrit Saraqini nga Instituti i Mediave në Maqedoni, për Radion Evropa e Lirë konsideron se gazetaria hulumtuese në Maqedoni është pothuajse mision i pamundur, e para si pasojë e mungesës së mjeteve financiare dhe e dyta kontrollit absolut që ka pushteti ndaj mediave të vendit.

“Në kushte të tilla kur nuk ke fare qasje të lirë të informacioneve nëInstitucionet shtetërore është shumë e qartë se nuk mund të presësh aq shumë nga ata të cilët shkruajnë apo hulumtojnë dukuritë të cilat lidhen me korrupsionin, sepse nuk kanë qasje në informacion”, thekson Saraqini.

Zoti Saraqini shton se janë institucionet shtetërore ato të cilat më së shumti kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë joformale apo atë gri përmes mos-transparencës së tyre edhe kundrejt faktit se ligjipër qasje të lirë në informacione e rregullon qartë këtë çështje, përkatësisht garanton transparencë për çdo denarë të shpenzuar nga arka e shtetit.

Sistemi prodhoi një kulturë shoqërore të mos veprimit, përkatësisht të qenit pasiv, ngase eteri mediatik është I bombarduar nga serialet të cilat nuk kanë të bëjnë me interesin publik. Ne tani si media duhet të fokusohemi para se ti ofrojmë informacione nga gazetaria hulumtuese, ta riedukojmë publikun që të reflektojë ndaj dukurive të cilat janë në dëm të interesave të tyre”, thekson Saraqini.

Ndryshe ekonomia joformale në Maqedoni është më shumë e pranishme në fushën e industrisë dhe sektorit hotelier, në industrinë e tekstilit, shërbimet kozmetike etj.

XS
SM
MD
LG