Ndërlidhjet

Zhduket aeroplani me 162 pasagjerë në bord


Kompania malajziane Air Asia, ka njoftuar sot se është zhdukur një aeroplan, që kishte në bord 162 persona.

Aeroplani, sipas kompanisë, i ka humbur kontaktet me Gjakartën mëngjesin e sotëm dhe atë vetëm një orë pasi që është larguar nga Indonezia. Por kërkimet janë ndërprerë disa orë pasi që kanë filluar, për shkak të natës në Indonezi.

“Aeroplani A320 i Air Azia me numër të fluturimit QZ8501, gjatë udhëtimit nga Surabaya për në Singapor, i ka humbur kontaktet që do të thotë se kontrollerët tanë të trafikut ajror nuk kanë mundur të kontaktojnë me të”, ka njoftuar Djoko Murdjatmodjo, zyrtar i tranpostrit ajror në Indonezi.

Sipas tij, ekipi kombëtar i kërkim shpëtimit është nisur në mision për gjetjen e aeroplanit.

Murdjatmodjo ka njoftuar se edhe Departamenti i Transportit Detar, e ka dërguar një anije me navigacion në zonën ku është humbur kontakti, si dhe Departamenti ajror e ka dërguar një aeroplan në të njëjtin vend.

“Lokacioni ku e kemi humbur kontaktin me aeroplanin është në mes të Tanjung Pandang dhe Pontianak, në drejtim të jugut rreth 185 kilometra”

Aeroplani me 162 pasagjerë në bord është zhdukur nga ekranet e radarëve, pak pasi është ngjitur në një lartësi më të madhe ku edhe është shmangur si rezultat i motit të keq.

Zyrtarët e transportit thonë se lokacioni i fundit i avionit ishte diku mbi detin Java në afërsi të Sumatras.

Air Asia ka njoftuar se shumica e pasagjerëve në bord janë indonezianë por ka edhe qytetar nga Singapori, Malajzia, Koreja e Jugut dhe Franca.

Ministri i transportit të Indonezisë ka kërkuar maturi nga qytetarët dhe të mos i paragjykojnë gjërat para se të sigurohen faktet

“Qendra për informata do të jetë e hapur gjatë gjithë kohës, deri në zbulimin e të gjitha fakteve. Unë shpresoj që ju të keni durim ngase kemi një aksident dhe nuk duhet të supozojmë rreth asaj se si do të zhvillohen gjërat. Gjëja më e rëndësishme tani, është që të bëjmë përpjekje për kërkimin e aeroplanit”, ka thënë ministri i transportit të Indonezisë Ignatius Jona, teksa ka folur në një konferencë për media të mbajtur në Surabaya.

Air Asia është kompani malajziane që ofron udhëtime me çmime të lira dhe me aeroplan qarter. Selia e saj qëndrore është në Kuala Lumpur të Malajzisë.

Autoriteteve indoneziane i janë ndalë në ndihmë vendet fqinje duke përsfhirë edhe Malajzinë.

“Qeveria e Majalzisë është e përkushtuar që të shfrytëzoj të gjitha kapacitetet për ta ndihmuar Indonezinë në operacionin e kërkimit. Ne do t'i vëmë në përdorim tri anije”, ka thënë ministri i Transportit të Majalzisë Liow Tiong Lai teksa ka folur të dielën në Sepang.

Kompanisë shtetërore të fluturimeve të Malajzisë, Malajzia Airlines, vetëm gjatë këtij viti i kanë humbur dy aeroplanë.

Fluturimi MH370 që kishte 239 pasagjerë në bord, si dhe ekuipazhin është zhdukur në mars të këtij viti, teksa po udhëtonte nga Kuala Lumpur për në Pekin.

Nuk ka asnjë gjurmë për gjetjen e këtij aeroplani.

Fluturimi MH17 ishte qëlluar teksa po fluturonte mbi Ukrainë duke lënë të vdekur 298 persona në bord.

Përgatiti: Selvije Bajrami
XS
SM
MD
LG