Një diplomat rus e ka kritikuar Ukrainën për mbajtjen e marshimit me rastin e ditëlindjes së kryengritësit anti-sovjektik gjatë Luftës së Dytë Botërore, Stepan Bandera.
Mijëra ukrainas kanë marshuar të enjten teksa kanë mbajtur në duar flamuj nacionalistë dhe kanë kënduar slloganin e lëvizjës së Banderas, ”Lavdi Ukrainës! Lavdi Heronjëve!”
Bandera i cili ka luftuar kundër forcave sovjetike dhe naziste, është konsideruar në Rusi si bashkëpunëtor i nazistëve.
I dërguari i ministrisë së jashtme ruse për të drejtat e njeriut, Konstantin Dolgov, ka shkruar në rrjetin Twitter, se marshimi në Ukrainë është një dëshmi se Ukraina po e vazhdon rrugën e nazistëve.
“Dhe kjo ndodhë në qendër të Evropës së qytetruar”, ka shkruar ai