Ndërlidhjet

Pozita, opozita: Prapë deklarata të kundërta për Trepçën


Pamje nga protestat në Prishtinë (foto arkivi)

Pozita dhe opozita sërish kanë dalë sot me deklarata të kundërta për kombinatin metalurgjik Trepça.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se për Trepçën vendosin vetëm institucionet e Kosovës dhe jo Beogradi, i cili ka kërkuar që çështja e kombinatit të sillet në dialogun e Brukseslit.

Në anën tjetër, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se nëse nuk miratohet ligji që e bën Trepçën ndërmarrje të veçantë publike, atëherë “nuk do të mbetet asgjë nga Republika e Kosovës si shtet sovran”.

Edhe Thaçi, edhe Kurti i kanë bërë këto komente pas homazheve për heroin Zahir Pajaziti.

Javë më parë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar me procedurë të përshpejtuar ligjin “për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre”, pasi ka hequr nga rendi i ditës çështjen e pronësisë se kombinatit metalurgjik “Trepça”, në kuadër të diskutimeve për ta shndërruar këtë kombinat në ndërmarrje publike.

Miratimi i ligjit ka siguruar votat e partive të koalicionit qeverisës, por jo edhe të atyre në opozitë.

Çështja e statusit të kombinatit është bërë edhe shkas i protestave të partive politike në opozitë më 27 janar, që kanë eskaluar në përplasje të rrepta ndërmjet protestuesve dhe forcave të rendit.

XS
SM
MD
LG