Ndërlidhjet

BE diskuton si t'i kundërvihet propagandës mediatike ruse


Ministri i Jashtëm i Polonisë thotë se vendet evropiane janë duke diskutuar se si t'i kundërvihen propagandës rusen e cila po rrëshqet në Evropë përmes mediave të mbështetura nga Kremlini, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.

Vëzhguesit thonë se transmetuesit e huaj rusë, si Russia Today, televizione apo media online, janë duke shpërndarë pikëpamjet e Kremlinit në mënyrë që të fitojë mbështetjen për veprimet e Rusisë në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm polak Grzegorz Schetyna tha të premten se kjo është "propaganda ruse që financohet direkt nga buxheti i shtetit rus. Dhe pastaj ngrihet kjo pyetje: Si mund ta mbrojë Evropa veten?"

Ai tha se vendet e BE-së janë duke diskutuar hapjen e një televizion në gjuhën ruse, që do të transmetonte në Rusi.

Gjatë kohës së komunizmit, qytetarët në Evropën Lindore gjithashtu morën lajme nga transmetuesit e sponsorizuar nga SHBA-të, si Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës, të cilat konsiderohen se vunë themelet për ndryshimet e mëvonshme politike.

XS
SM
MD
LG