Ndërlidhjet

SHBA: Obama e mbron marrëveshjen bërthamore me Iranin


Barack Obama
Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë mbrëmë se mirëkuptimi kornizë bërthamor me Iranin është “mundësi njëherë në jetë” për ta parandaluar Iranin nga zhvillimi i armatimit bërthamor dhe për të sjellë siguri në Lindjen e Mesme.

Në një intervistë për të përditshmen New York Times, zoti Obama theksoi se përfitimet potenciale të marrëveshjes provuese, për ta ndalur programin e armatimit bërthamor në këmbim për lehtësim të sanksioneve të ashpra ekonomike, janë shumë më të mëdha se rreziqet.

Zyrtarët nga 6 fuqitë botërore, Britania, Franca, Gjermania, Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, kanë arritur marrëveshje kornizë për programin kundërthënës bërthamor të Iranit, më 2 prill në Lozanë të Zvicrës, pas disa muajve të negociatave.

Marrëveshja finale duhet të arrihet deri më 30 qershor.

Obama theksoi se Izraeli ka të drejtë të jetë i shqetësuar për programin bërthamor iranian, por mbrojta e Uashingtonit për Izraelin është e “palëkundur”.

XS
SM
MD
LG