Më 1 shkurt 2013, Hillary Clinton i jep fund angazhimit të saj si sekretare amerikane e shtetit, e 67-ta me radhë. Nga ky post largohet me vlerësime të larta dhe, sipas presidentit amerikan, Barack Obama, me merita për ritkhimin e imazhit të dikurshëm të Shteteve të Bashkuara në botë. Radio Evropa e Lirë i hedh një vështrim katër viteve të zonjës Clinton si sekretare shteti, gjatë të cilave ajo vizitoi 112 shtete dhe udhëtoi afërsisht 1,6 milionë kilometra.
Katër vjet sekretare: 112 shtete dhe 1.6 milionë km
9
Sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, në shoqërinë e ushtarëve të Libisë, gjatë vizitës së saj në Tripoli, 18 tetor 2011.
10
Zonja Clinton duke pranuar uniformën e Los Angeles Lakers, nga legjenda e NBA-së dhe ambasadori i kulturës në Departamentin Amerikan të Shtetit, Kareem Abdul-Jabbar, Washington, 18 janar 2012.
11
Sekretarja Clinton, duke “falënderuar” zotërinë që i solli një jastëk për shpinën e saj, derisa fliste në Senat për çështje buxhetore në Washington, 28 shkurt 2012.
12
Secretarja amerikane e shtetit gjatë një vizite në Malawi, më 25 gusht 2012. Ishte kjo vizita e parë e një sekretari amerikan të shtetit në një vend të Afrikës juglindore.