Ndërlidhjet

Serbia rehabiliton Drazha Mihajlloviqin


Drazha Mihajlloviq
Drazha Mihajlloviq

Gjykata e Lartë në Beograd ka rehabilituar udhëheqësin e lëvizjes çetnike, Dragolub Drazha Mihajlloviq, dhe i ka kthyer të drejtat civile, të cilat i janë marrë në vitin 1946, kur është gjykuar për bashkëpunim me nazistët dhe pushtuesit.

Gjykatësi Aleksandar Treshnjev ka thënë se gjykata ka miratuar kërkesën për rehabilitim dhe ka përmbysur verdiktin, sipas të cilit, Mihajlloviq, më 15 korrik të vitit 1946, është dënuar me vdekje dhe dy ditë më vonë është pushkatuar.

Ndaj këtij vendimi, sipas Ligjit për rehabilitim në Serbi, nuk ekziston e drejta e ankesës.

XS
SM
MD
LG