Ndërlidhjet

Disa kosovarë në Kumanovë “mund të jenë vrarë” pas dorëzimit


Kumanovë, maj 2015.
Kumanovë, maj 2015.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë dyshon se disa nga nëntë shtetasit kosovarë, të vrarë në konfliktin në Kumanovë, janë vrarë pasi janë dorëzuar.

Për rrjedhojë, kryetari i këtij Këshilli, Behxhet Shala, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ka kërkuar ekspertizë të re mjeko-ligjore, për të përcaktuar mënyrën dhe kohën e vrasjes së qytetarëve të Kosovës nga forcat policore të Maqedonisë.

Mediat në Prishtinë lakojnë emrat e Mirsad Ndrecajt dhe të Beg Rizës si të vrarë pas dorëzimit.

Trupat e shtetasve kosovarë janë sjellë në Kosovë në orët e para të ditës së premte.

Përleshja e armatosur në Kumanovë ka lënë 18 të vrarë, 8 policë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

XS
SM
MD
LG