Ndërlidhjet

Isa Mustafa zgjidhet kryetar i LDK edhe për një mandat


Isa Mustafa
Isa Mustafa

Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka zgjedhur edhe për një mandat Isa Mustafën për kryetar të Kësaj partie.

Isa Mustafa ka marrë besimin e shumicës së delegatëve të Kuvendit zgjedhor të LDK-së, me vetëm 2 vota kundër nga 350 sish.

Zgjedhja e Mustafës për edhe një mandat të kryetarit të LDK-së është bërë me aklamacion, dhe vetëm me kandidaturën e tij, ndërkohë që delegatët e LDK-së nuk e kanë aprovuar kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të kësaj partie, duke i dhënë asaj vetëm 62 vota.

Vjosa Osmani, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zgjedhjen e Isa Mustafës për kryetar të LDK-së ,me aklamacion, por sipas saj, “zgjedhja e Mustafës me aklamacion, nuk lejohet me statutin e LDK-së, i cili parasheh që kryetari i LDK-së të zgjidhet me më shumë kandidatë dhe me votim të fshehtë. Delegatëve iu mohua e drejta për zgjedhjen ndërmjet dy e më shumë kandidatëve”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar se nuk e pranon Isa Mustafën për kryetar legjitim të LDK-së, për shkak se, siç thotë ajo, janë shkelur rregullat e statutit të kësaj partie dhe sipas saj “ai nuk është kryetar i elektoratit të LDK-së”.

Më shumë nga kjo temë, mund të lexoni këtu.

XS
SM
MD
LG