Ndërlidhjet

Sfida në ruajtjen e mjedisit në Kosovë


Dita Botërore e Mjedisit e gjen Kosovën me probleme të shumta mjedisore.

Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, Ferid Agani, ka thënë se derdhja e ujërave të ndotura në lumenj dhe liqene po konsiderohet si sfidë me prioritet, duke mos anashkaluar as cilësinë e tokës, ujit dhe ajrit.

"Ne jemi në proces të monitorimit të cilësisë së tokës, cilësisë së ujit, cilësisë së ajrit dhe këto sisteme të monitorimit dëshmojnë se Kosova nuk është në asnjë prej këtyre paramentrave jashtë një mesatare të rajonit. Matjet janë të përditshme dhe kisha dhënë në spikamë një pakënaqësi me situatën e ujërave në vend, veqanërisht lumenjve", tha Agani.

Themeluesi i organizatës ‘’Green Art Center Prishtina’’, Lorik Muçaj ka bërë të ditur se ndër problematikat më të mëdha mbeten deponitë ilegale, ndotësit e mëdhenj industrial, derisa thotë se Obiliqi është në gjendje alarmante.

"Gjendja mjedisore në Kosovë është jo e mirë dhe e rënduar. Ne kemi identifikuar disa zona që janë të rrezikuara dhe rrezikojnë mjedisin përreth lumenjve në Kosovë. Ndotësit industrial të cilët nuk po i përmendi me emra e rëndojnë edhe më tej situatën mjedisore në vend".

Por, zoti Agani shton se gjendja e mjedisit në Kosovë nuk është alarmante.

"Gjendja e mjedisit në Kosovë nuk është ajo që dëshirojmë, por nuk bëhet fjalë për ndonjë gjendje alarmante. Por, në anën tjetër edhe situata është e tillë që len shpresa reale që situata do të ndryshojë".

"Shpresdhënëse është bashkëpunimi në rritje mes institucioneve shtetërore, shoqërisë civile, institutcioneve të pushtetit lokal, në përgjithësi komunitetit dhe bashkëpunimi i mbështetur edhe nga faktori ndërkombëtar e që janë mjaft prezent në këtë fushë, dhe premton që do të jemi në gjendje që ta përmirësojmë këtë realitet".

Por, disa vlerësime që janë bërë kohë më parë nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit, thuhet se ndotja e ambientit në Kosovë i tejkalon normat e lejuara evropiane, ndërkohë që rezultatet, të cilat i posedon kjo agjenci, tregojnë se vetëm në Prishtinë këto vlera tejkalohen për 3 deri në 6 herë më shumë.

XS
SM
MD
LG