Ndërlidhjet

Emiratet e Bashkuara Arabe ndërtojnë spital pediatrik në Kosovë


Delegacioni nga Emiratet e Bashkuara Arabe me presidenten Jahjaga në vendin ku do të ndërrtohet spitali pediatrik kirurgjik
Delegacioni nga Emiratet e Bashkuara Arabe me presidenten Jahjaga në vendin ku do të ndërrtohet spitali pediatrik kirurgjik

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe Maitha Al Shamsi, ministre e Shtetit nga Emiratet e Bashkuara Arabe kanë zyrtarizuar fillimin e planeve për ndërtimin e një qendre pediatrike kirurgjike në Prishtinë.

Për ndërtimin e kësaj qendre do të dhurohen 22 milionë euro. Presidentja e Kosovës tha se klinika parashikohet të hapet në verën e vitin 2017.

“Për qytetarët e Kosovës, ndërtimi i klinikës pediatrike kirurgjike është ndihmë e jashtëzakonshme. Ky spital përmbush një nevojë urgjente për përmirësimin e kujdesit shëndetësor të fëmijëve të Kosovës dhe në përgjithësi përmirësimin e kualitetit të jetës dhe mirëqenës së familjeve tona”, tha Jahjaga.

Jahjaga u shpreh se raportet ndërmjet Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe janë të mira, por me projekte dhe bashkëpunime të tilla, këto raporte miqësore janë thelluar.

“Sot vuloset kjo miqësi edhe me këtë klinikë pediatrike që me nder dhe krenari do të mbaj emrin e Sheika Fatimës, si dëshmi e humanitetit të saj dhe qëndrueshmërisë së marrëdhënieve tona të shkëlqyera, të cilat do të vazhdojnë çdo ditë e më shumë t’i avancojmë”, theksoi Jahjaga.

Kurse, ministrja e shtetit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Maitha Al Shamsi, tha se Kosova ka një potencial të madh në shumë aspekte.

Shamsi deklaroi se realizimi i projektit do të përcillet hap pas hapi deri në përfundim të ndërtimit.

“Me ndërtimin e këtij spitali, shumë fëmije do të ketë mundësi që të kenë qasje për trajtime të ndryshme që do t’i ofrojë qendra apo edhe për medikamente. Kështu që jam shumë krenare që jam pjesë e përkrahjes së këtij projekti. Po ashtu, bashkë me kolegët e mi këtu do të jemi të gatshëm që të ndihmojmë çka do që kërkohet për realizimin e projektit”, deklaroi Shamsi.

Zyrtarët nga Emirate e Bashkuara Arabe thanë se për një kohë jo shumë të gjatë do të shihet një spital i mrekullueshëm, në të cilin do të shërohen fëmijët. Siç u tha, spitali do të jetë i pajisur me një teknikë moderne.

Delegacioni nga Emiratet e Bashkuara Arabe vjen në Kosovë pas nënshkrimit të marrëveshjes së një donacioni prej mbi 22 milionë eurove të dhuruar nga,Sheika Fatima bint Mubarak.

Kjo marrëveshja ishte nënshkruar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në Abu Dhabi.

XS
SM
MD
LG