Ndërlidhjet

CAS: Shqipëria merr 3 pikë nga ndeshja e ndërprerë me Serbinë


Droni gjatë ndeshjes Serbi - Shqipëri
Droni gjatë ndeshjes Serbi - Shqipëri

Shqipëria do të marr tre pikë nga ndeshja e ndërprerë me Serbinë që u zhvillua në Beograd më 14 tetor 2014. Kështu ka vendosur Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), e cila do ta regjistrojë këtë ndeshje me rezultatin 0 me 3 në favor të Shqipërisë.

Ndeshja është e vlefshme për fazën kualifikuese për Kampionatin Evropian në Futboll që do të zhvillohet në vitin 2016 në Francë.

Me këtë fitore në tavolinë, Shqipërisë i shtohen gjasat që për herë të parë të marr pjesë në një kampionat evropian.

Ndeshja në Beograd ishte ndërprerë pas lëshimit të një droni mbi stadium me një hartë ku ishin të përkufizuara vendbanimet dhe trojet e shqiptarëve në Ballkan.

Pas kësaj, në fushë të lojës ishin futur shikues serb të cilët sulmuan fizikisht lojtarët e kombëtares së Shqipërisë.

Dhuna e shkaktuar, çoi deri te ndërprerja e ndeshjes dhe ishte marrë si argumenti kryesor nga CAS që t'ia ndajë pikët dhe fitoren Shqipërisë.

XS
SM
MD
LG