Ndërlidhjet

Zjarret kërcënojnë fshatrat në Bosnjë dhe Kroaci


Pamje e një zjarri të mëparshëm në Bosnjë
Pamje e një zjarri të mëparshëm në Bosnjë

Zjarrfikësit dhe fshatarët po përpiqen t’i mbrojnë vendbanimet e tyre nga zjarret në pjesën jugore të Bosnjës dhe bregdetin kroat, derisa temperaturat kanë arritur 42 gradë Celsius.

Prej mëngjesit të sotëm, banorët e vendbanimeve Bosansko Grahovo dhe Bileqa, po luftojnë me zjarrin dhe kanë kërkuar edhe ndihën e ushtrisë së Bosnjës.

Në Kroaci, autoritetet e kanë evakuuar një fshat në ishullin Peleshac, ku zjarri i ka bllokuar malet me pisha, vreshtat dhe disa shtëpi.

Dhjetëra njerëz nga fshati Pijaviçino, janë strhuar në një shkollë, por në këtë hapësirë nuk ka rrymë elektrike.

Në Korçullë, zjarri është përhapur nëpër pemët e ullirit dhe vreshtat, por evakuimi ende nuk është i detyrueshëm.

XS
SM
MD
LG