Ndërlidhjet

Dijetari sirian që nuk e tradhtoi vendin e tij

Para një viti, çdo gjë ishte e qetë në Palmyra. Foto e bërë më 14 mars 2014. 
1/8 Para një viti, çdo gjë ishte e qetë në Palmyra. Foto e bërë më 14 mars 2014. 
Qyteti antik Palmyra që nga 21 maji 2015 është nën kontrollin e Shtetit Islamik. Palmyra është qytet antik në Siri, i pasur me një trashëgimi të jashtëzakonshme arkitekturale që daton nga shekulli i I-rë. Militantët e Shtetit Islamik kanë shkaktuar dëme thelbësore në lokacione të ngjashme në Irak, duke postuar video në të cilat shihen teksa shkatërronin artefakte të ndryshme. UNESCO e përshkruan Palmyran si qendrën më të rëndësishme kulturore të botës antike , e cila ngërthen në vete ndikime të kulturës persiane, greke dhe romake.
Mbetjet e teatrit romak datojnë nga shekulli i II-të. Deri vonë, në këtë lokacion, mbahej Festivali Vjetor i Palmyras.  
2/8 Mbetjet e teatrit romak datojnë nga shekulli i II-të. Deri vonë, në këtë lokacion, mbahej Festivali Vjetor i Palmyras.  
Qyteti antik Palmyra që nga 21 maji 2015 është nën kontrollin e Shtetit Islamik. Palmyra është qytet antik në Siri, i pasur me një trashëgimi të jashtëzakonshme arkitekturale që daton nga shekulli i I-rë. Militantët e Shtetit Islamik kanë shkaktuar dëme thelbësore në lokacione të ngjashme në Irak, duke postuar video në të cilat shihen teksa shkatërronin artefakte të ndryshme. UNESCO e përshkruan Palmyran si qendrën më të rëndësishme kulturore të botës antike , e cila ngërthen në vete ndikime të kulturës persiane, greke dhe romake.
Gjurmë të tjera të ndikimit romak. Palmyra ka përjetuar një periudhë relativisht të mirë pasi romakët morën kontrollin mbi këtë qytet, në fillim të shekullit të I-rë. 
3/8 Gjurmë të tjera të ndikimit romak. Palmyra ka përjetuar një periudhë relativisht të mirë pasi romakët morën kontrollin mbi këtë qytet, në fillim të shekullit të I-rë. 
Qyteti antik Palmyra që nga 21 maji 2015 është nën kontrollin e Shtetit Islamik. Palmyra është qytet antik në Siri, i pasur me një trashëgimi të jashtëzakonshme arkitekturale që daton nga shekulli i I-rë. Militantët e Shtetit Islamik kanë shkaktuar dëme thelbësore në lokacione të ngjashme në Irak, duke postuar video në të cilat shihen teksa shkatërronin artefakte të ndryshme. UNESCO e përshkruan Palmyran si qendrën më të rëndësishme kulturore të botës antike , e cila ngërthen në vete ndikime të kulturës persiane, greke dhe romake.
Mars, 2014 – Një polic sirian qëndron mbi tembullin Baal, një nga tre zotat paganë të adhuruar në Palmyra në shekullin e I-rë. 
4/8 Mars, 2014 – Një polic sirian qëndron mbi tembullin Baal, një nga tre zotat paganë të adhuruar në Palmyra në shekullin e I-rë. 
Qyteti antik Palmyra që nga 21 maji 2015 është nën kontrollin e Shtetit Islamik. Palmyra është qytet antik në Siri, i pasur me një trashëgimi të jashtëzakonshme arkitekturale që daton nga shekulli i I-rë. Militantët e Shtetit Islamik kanë shkaktuar dëme thelbësore në lokacione të ngjashme në Irak, duke postuar video në të cilat shihen teksa shkatërronin artefakte të ndryshme. UNESCO e përshkruan Palmyran si qendrën më të rëndësishme kulturore të botës antike , e cila ngërthen në vete ndikime të kulturës persiane, greke dhe romake.
Palmyra besohet të jetë ngritur nga Mbreti Solomon. 
5/8 Palmyra besohet të jetë ngritur nga Mbreti Solomon. 
Qyteti antik Palmyra që nga 21 maji 2015 është nën kontrollin e Shtetit Islamik. Palmyra është qytet antik në Siri, i pasur me një trashëgimi të jashtëzakonshme arkitekturale që daton nga shekulli i I-rë. Militantët e Shtetit Islamik kanë shkaktuar dëme thelbësore në lokacione të ngjashme në Irak, duke postuar video në të cilat shihen teksa shkatërronin artefakte të ndryshme. UNESCO e përshkruan Palmyran si qendrën më të rëndësishme kulturore të botës antike , e cila ngërthen në vete ndikime të kulturës persiane, greke dhe romake.
Një gur i përpunuar gëlqeror nga shekulli i II-të, i nxjerrë në vitin 2006 nga një varrezë në Palmyra. Figurat e 13 burrave dhe grave, që të gjithë nga një familje, janë gdhendur në të.  
6/8 Një gur i përpunuar gëlqeror nga shekulli i II-të, i nxjerrë në vitin 2006 nga një varrezë në Palmyra. Figurat e 13 burrave dhe grave, që të gjithë nga një familje, janë gdhendur në të.  
Qyteti antik Palmyra që nga 21 maji 2015 është nën kontrollin e Shtetit Islamik. Palmyra është qytet antik në Siri, i pasur me një trashëgimi të jashtëzakonshme arkitekturale që daton nga shekulli i I-rë. Militantët e Shtetit Islamik kanë shkaktuar dëme thelbësore në lokacione të ngjashme në Irak, duke postuar video në të cilat shihen teksa shkatërronin artefakte të ndryshme. UNESCO e përshkruan Palmyran si qendrën më të rëndësishme kulturore të botës antike , e cila ngërthen në vete ndikime të kulturës persiane, greke dhe romake.
Në të njejtin vend është gjetur edhe ky gur, në të cilin janë gdhendur dy tregtarë dhe një fëmijë, duke qëndruar para një deveje. 
7/8 Në të njejtin vend është gjetur edhe ky gur, në të cilin janë gdhendur dy tregtarë dhe një fëmijë, duke qëndruar para një deveje. 
Qyteti antik Palmyra që nga 21 maji 2015 është nën kontrollin e Shtetit Islamik. Palmyra është qytet antik në Siri, i pasur me një trashëgimi të jashtëzakonshme arkitekturale që daton nga shekulli i I-rë. Militantët e Shtetit Islamik kanë shkaktuar dëme thelbësore në lokacione të ngjashme në Irak, duke postuar video në të cilat shihen teksa shkatërronin artefakte të ndryshme. UNESCO e përshkruan Palmyran si qendrën më të rëndësishme kulturore të botës antike , e cila ngërthen në vete ndikime të kulturës persiane, greke dhe romake.
Perëndimi i diellit në Palmyra, nëntor 2010.
8/8 Perëndimi i diellit në Palmyra, nëntor 2010.
Qyteti antik Palmyra që nga 21 maji 2015 është nën kontrollin e Shtetit Islamik. Palmyra është qytet antik në Siri, i pasur me një trashëgimi të jashtëzakonshme arkitekturale që daton nga shekulli i I-rë. Militantët e Shtetit Islamik kanë shkaktuar dëme thelbësore në lokacione të ngjashme në Irak, duke postuar video në të cilat shihen teksa shkatërronin artefakte të ndryshme. UNESCO e përshkruan Palmyran si qendrën më të rëndësishme kulturore të botës antike , e cila ngërthen në vete ndikime të kulturës persiane, greke dhe romake.
Previous slide
Next slide

Një dijetar i antikiteteve, 83 vjeç, i vrarë nga militantët e Shtetit Islamik (IS) javën e kaluar, është vrarë sepse nuk ka dashur të tradhtojë qytetin, të cilit i ka kushtuar jetën, thonë miq dhe të afërm të tij.

Khalid al-Asaad, i cili është pensionuar një dekadë më parë, është rrëmbyer dhe mbajtur peng nga xhihadistët për rreth një muaj, përpara se të vritej brutalisht në publik, më 18 gusht.

Ata që e kanë njohur Asaadin dhe që kanë folur me të përpara se të rrëmbehej, thonë se militantët e Shtetit Islamik i kanë prerë kokën atij, sepse ka refuzuar të japë informacione për vendndodhjen e thesareve më të vlefshme të Palmirës.

Asaad do të kalonte ditët e tij në Palmira, duke ecur deri atje nga shtëpia e tij në qytetin Tadmur, thotë një banor i Palmirës me emrin Abu Ahmad, i cili e ka njohur Asaadin për së paku 15 vjet.

Abu Ahmad, i cili ka ikur nga Palmira, thotë se për herë të fundit e ka parë Asaadin më 13 qershor.

"Më ka treguar se është thirrur nga militantët e Shtetit Islamik, të cilët e kanë pyetur se ku janë të fshehura objektet më të çmuara. Ai e ka ditur se do ta vrasin, por nuk është larguar nga qyteti”, rrëfen Ahmad.

Emri i Abu Ahmadit, si edhe i sirianëve të tjerë të intervistuar për këtë artikull, është ndryshuar për shkaqe të sigurisë.

Khalil al-Hariri, i afërm i Asaadit, thotë se ai ka refuzuar të largohet nga qyteti, edhe pse ka qenë i vetëdijshëm për rrezikun që e pret.

Një tjetër banor i Palmirës, Mohammed al-Tadmuri, tregon se militantët e kanë çuar Asaadin në shesh, me një furgon të zi, dhe pastaj kanë përdorur autoparlantët për t’iu bërë thirrje njerëzve që të vijnë dhe të shohin ekzekutimin.

Sipas Tadmurit, mbi 150 njerëz, në mesin e tyre gra dhe fëmijë, kanë shikuar militantët e Shtetit Islamik duke lexuar vendimin e tyre për të “ekzekutuar” Asaadin.

Një militant i maskuar i ka prerë kokën dijetarit të moshuar me shpatë, përpara turmës së njerëzve.

“Trupi i tij është lënë në tokë për më shumë se gjashtë orë… më pas, ata e kanë lidhur atë për një shtyllë”, tregon Tadmuri.

Figurat pro-qeveritare, opozita, aktivistët dhe dijetarët kanë qenë unanimë në dënimin e vrasjes së Asaadit.

Pasardhësi i Asaadit, drejtori aktual i Departamentit të Përgjithshëm të Antikiteteve dhe Muzeve, Maamun Abdul-Karim, ka thënë se Shteti Islamik ka vrarë dijetarin e moshuar me “gjak të ftohtë”.

“Vrasja e Asaadit ka për qëllim vrasjen e qytetërimit, të modernes dhe të gjithë njerëzimit”, ka thënë filozofi sirian, Ahmed Barqawi.

Asaad ka qenë anëtar i partisë në pushtet të Sirisë, Baath, një fakt që thuhet se i ka ndihmuar në karrierën e tij. Por, suksesi që ka shënuar në botën e arkeologjisë është i pamohueshëm.

Siç ka thënë drejtorja e përgjithshme e UNESCO-s, Irina Bokova, militantët e Shtetit Islamik “kanë vrarë një njeri të madh, por ata nuk do ta heshtin kurrë historinë”.

Përgatiti: Valona Tela
XS
SM
MD
LG