Ndërlidhjet

Ngrihen akuzat për të arrestuarit në rastin e Kumanovës


Pamje arkivi.
Pamje arkivi.


Prokuroria Publike e Maqedonisë ka ngritur akuzë për terrorizëm kundër 29 personave të cilët tash disa muaj ndodhen në paraburgim, lidhur me luftimet në Lagjen e Trimave në Kumanovë, më 9 dhe 10 maj.

“Në bazë të dëshmive të deritanishme nga hetimet e kryera lidhur me ngjarjet në Kumanovë, prokurori publik kompetent ka paraqitur padi kundër 29 personave pranë prokurorisë publik të Shkupit".

"Të akuzuarit akuzohet për vepra penale “organizata terroriste” në bazë të nenit 394-a dhe “terrorizëm” në bazë të nenit 396-b të ligjit penal”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokurori i angazhuar për këtë rast gjithashtu ka vendosur vazhdimin e masës së paraburgimit për personat e arrestuar.

Në luftimet në Lagjen e Trimave në Kumanovë mes forcave speciale policore dhe një grupi të armatosur i prezantuar si “Ushtria Çlirimtare Kombëtare”, janë vrarë 18 persona, prej tyre 8 policë dhe 10 anëtarë të grupit, ndërsa 29 të tjerë janë arrestuar, shumica e të cilëve janë shtetas të Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG