Ndërlidhjet

BE: Agjencia Frontex e monitoron kufirin Greqi – Shqipëri


Pamje e migrantëve që synojnë të arrijnë në ishullin Kios në Greqi nga vendi Çeshme në Turqi
Pamje e migrantëve që synojnë të arrijnë në ishullin Kios në Greqi nga vendi Çeshme në Turqi

Agjencia për mbrojtjen e kufirit e Bashkimit Evropian, Frontex, thotë se do të vendos forca përgjatë kufirit të Greqisë me Shqipërinë fqinje.

Shefi i kësaj agjencie, Fabrice Leggeri, i tha rrjetit televiziv shqiptar, Top Channel, se agjencia dëshiron t’i parandaloj migrantët nga përpjekja për të arritur në Evropën Perëndimore, duke udhëtuar nëpër Shqipëri.

Kjo rrugë deri tash nuk është përdorë nga numri i madh i njerëzve, që largohen nga varfëria dhe konfliktet në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi.

Autoritetet e Shqipërisë thonë se kanë bërë përpjekje për strehimin e refugjatëve, nëse ata fillojnë të arrijnë gjatë dimrit, raporton AP.

Zoti Laggeri tha se nuk ka plan për krijimin e ndonjë kampi në Shqipëri, pasi “do të mund të ishte ngarkesë për vendet në rajon dhe nuk është në linjë me vendimet e BE-së për shpërndarjen e migrantëve nga Greqia në vendet e tjera të BE-së”.

XS
SM
MD
LG