Ndërlidhjet

Birmani: Aung San Suu Kyi e fitoi shumicën parlamentare


Aung San Suu Kyi
Aung San Suu Kyi

Partia e lideres opozitare në Mijanmar (dikur Birmani), Aung San Suu Kyi, e ka fituar shumicën parlamentare në zgjedhjet e përgjithshme historike të mbajtura më 8 nëntor.

Në këto zgjedhje, Partia e saj, Lidhja Kombëtare për Demokraci, ka marrë pjesë për të parën herë prej vitit 1990.

Rezultatet zyrtare që janë publikuar vazhdimisht nga Komisioni i Bashkuar Zgjedhor prej ditës së votimeve, sot tregojnë se kjo parti e ka kaluar shumicën e dy të tretave, që i nevojitej për ta marrë kontrollin në të dy dhomat parlamentare.

Megjithqë 25% e ulëseve në parlament janë të rezervuara për ushtrinë, sipas kushtetutës së vitit 2008 të këtij vendi, Lidhja Kombëtare për Demokraci ka mundësi për ta zgjedhur presidentin dhe për ta formuar qeverinë, pa pasur nevojë për formim të koalicionit me partitë e tjera.

Suu Kyi, fituese e Çmimit Nobel për Paqe, e ka të ndaluar të zgjedhet presidente për shkak të kufizimeve kushtetuese, që ishin përpiluar nga junta e dikurshme ushtarake.

Por, ajo ka shprehur përkushtim për të qeverisur “mbi presidentin”, duke thënë se do ta anashkaloj këtë kufizim duke e emëruar në presidencë një person që është lojal ndaj saj.

XS
SM
MD
LG