Ndërlidhjet

Në Kosovë, 100 persona të prekur me HIV/AIDS

1/4
Dita Ndërkombëtare e HIV/AIDS po shënohet edhe në Kosovë. Kjo ditë, shihet si një mundësi për njerëzit në gjithë botën që të bashkohen në luftën kundër këtij virusi. Ky virus vazhdon të jetë problem madhor për shëndetin publik. Vitin e kaluar, 1.2 milion njerëz kanë vdekur nga sëmundje të lidhura me HIV/AIDS.
2/4

3/4

4/4

Previous slide
Next slide

Dita botërore kundër HIV/AIDS po shënohet në Kosovë me shumë aktivitete të ndryshme që kanë të bëjnë me vetëdijësimin e qytetarëve për rrezikun e kësaj sëmundjeje.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga rasti i parë i prekur me virusin HIV/AIDS në Kosovë, në vitin 1986, deri më tani janë infektuar 100 persona, në mesin e tyre edhe fëmijë.

Prej tyre, 54 raste me AIDS dhe 46 me HIV infeksion, prej të cilave 41 kanë përfunduar me vdekje si pasojë e AIDS-it. Në aspektin gjinor, 69 për qind i takojnë gjinisë mashkullore, ndërsa 31 për qind gjinisë femërore.

Gjatë vitit 2015, janë regjistruar 2 raste të reja, që krahasuar me vendet e rajonit është numër shumë i vogël.

Përfaqësues të zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, konsiderojnë se Kosova karakterizohet me një shkallë të ulët të rasteve me HIV/AIDS dhe hyn në kategorinë e vendeve me përhapje të ulët.

Megjithatë, ata nuk kanë mohuar asnjëherë faktin se faktorët e rrezikut si trafikimi me qenie njerëzore, përdorimi i drogave intravenoze dhe sjelljet e rrezikshme, janë të pranishme.

Në Klinikën Infektive janë gjithsej 23 persona të cilët marrin terapinë dhe të cilët janë nën kujdesin e kësaj klinike.

Për trajtimin e personave të prekur me virusin HIV/AIDS, autoritetet kompetente në Kosovë, pohojnë se kanë bërë furnizimin me terapi të nevojshme për personat e rritur që jetojnë me HIV, por terapia e nevojshme për fëmijët që bartin këtë virus, mungon.

Izet Sadiku, zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë se terapia për të rritur është siguruar mjaftueshëm.

“Ministria e Shëndetësisë e përkrah blerjen e terapisë anti-retrovirale, dhe këtë terapi e kemi siguruar edhe për vitin e ardhshëm. Gjithashtu edhe në Qendrën për Testim Vullnetar kemi siguruar testet e shpejta. Një pjesë të programeve që i përkasin grupeve të rrezikut, janë në përkrahje qe disa vite e që Ministria i merr në formë donacioni”, ka bërë të ditur Sadiku.

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë, njofton se në të gjitha rastet kur dyshohet se personi është i infektuar me HIV duhet të bëjë këshillimin dhe testimin vullnetar sa më të hershëm, që mundëson diagnostikimin e HIV infeksionit e me këtë edhe ndërmarrjen e masave të trajtimit dhe parandalimit të përhapjes së mëtejme tek të tjerët.

Përfaqësuesit e këtij Instituti tregojnë se trajtimi bëhet nën kujdesin mjekësor dhe në institucionet e specializuara për trajtim.

Testimi është vullnetar, konfidencial, falas dhe bëhet në Qendra për Këshillim dhe Testim Vullnetar për HIV.

Ndryshe, virusi HIV/AIDS vazhdon të jetë problem madhor për shëndetin publik.

Vitin e kaluar, 1.2 milion njerëz kanë vdekur nga sëmundje të lidhura me AIDS-in.

HIV-i mund të transmetohet nëpërmjet shkëmbimit të lëngjeve të ndryshme trupore nga individët e infektuar, të tilla si gjaku, qumështi i gjirit, sperma dhe sekrecionet vaginale.

XS
SM
MD
LG