Ndërlidhjet

Tetovë: Një javë afat për mbylljen e kombinatit metalurgjik


Tetovë
Tetovë

Disa mijëra qytetarë në Tetovë, për të dytën ditë me radhë kanë protestuar kundër ndotjes së ajrit në këtë qytet, duke kërkuar mbylljen e menjëhershme të kombinatit të metalurgjisë "Jugohrom" që vlerësohet se është një nga kontribuuesit më të mëdhenj të ndotjes së ajrit.

“Ajër të pastër për Tetovën”, “Duam vetëm ajër të pastër asgjë më shumë” dhe thirrje të tjera, ishin pjesë e pankartave që mbanin në duar qytetarët e Tetovës.

Kryetari i organizatës ekologjike “Eco Guerilas", Arianit Xhaferi, i cili është edhe organizator i protestës kundër ndotjes së ajrit, ka theksuar se Tetova dhe tetovarët më nuk do të lejojnë ndotjen e ajrit që kryesisht vjen nga oxhaqet e fabrikës së "Jugohromit".

Ai u ka dhënë dhënë afat autoriteteve të pushtetit që brenda një jave ta mbyllin këtë gjigant të metalurgjisë.

Autoritet qeveritare kanë hedhur poshtë pretendimet e qytetarëve nga Tetova, duke theksuar se ndotja e ajrit në radhë të parë ka ardhur nga trafiku dhe nga amvisëritë të cilët përdorin lëndë të ndryshme për ngrohje, e më pak nga industritë.

Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, ndërkohë kanë ngritur padi ndaj Jugohromit, por kjo padi akoma nuk është proceduar nga gjykata e Tetovës.

XS
SM
MD
LG