Ndërlidhjet

Obama e ka shpallur planin për kontrollin e armëve


Barack Obama ishte emocianal dhe në një moment i shkuan lotët
Barack Obama ishte emocianal dhe në një moment i shkuan lotët

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka shpallur masat e reja me të cilat ashpërsohet kontrolli i armëve të zjarrit.

Duke folur sot në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama tha se “arsyetimet e vazhdueshme për mosveprim” duhet të ndalen.

Obama po e shfryzëton autoritetin e tij presidencial për ta anashkaluar Kongresin e dominuar nga republikanët, të cilët kanë hezituar ta kalojnë çfarëdo mase, që e kufizon pronën e armëve, përkundër shtimit të incidenteve me të shtëna masive.

Në aksionet ekzekutive përfshihen kontrollet e prejardhjes për të gjithë shitësit e armëve, ndërsa shtetet duhet të paraqesin informacione për njerëzit e diskualifikuar nga blerja e armëve për shkak të sëmundjes mentale ose dhunës familjare.

Obama e ka akuzuar lobin e armëve se e mbanë peng Kongresin, por tha se “ata nuk mund ta mbajnë peng Amerikën”.

Derisa e ka përkujtuar rastin e masakrimit të 20 nxënësve të një sholle fillore para tri vitesh në Konektikat, presidentit Obama i kanë shkuar lotët.

Nga dhuna me armë për çdo vit në Shtetet e Bashkuara vriten afro 30 mijë njerëz.

XS
SM
MD
LG