Ndërlidhjet

Jahjaga bisedon për problemet e biznesit në Malishevë, Rahovec...


Rahovec, 13 janar 2016.
Rahovec, 13 janar 2016.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, të Odës Ekonomike Amerikane dhe të Odës Ekonomike Gjermane, ka vazhduar sot vizitat në komunat e Kosovës, ku ka takuar kryetarët e tyre dhe drejtues të tjerë lokalë.

Në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Presidentes thuhet se në takime janë diskutuar sfidat e zhvillimit ekonomik, përkrahja për bizneset dhe krijimi i lehtësirave për to, me theks të veçantë tërheqja e investimeve të huaja.

"Iniciativa të cilën ne e filluam dje, ka vazhduar edhe sot. Ka filluar me komunën e Malishevës, tani me komunën e Rahovecit, dhe vazhdojmë me komunën e Suharekës, të Lipjanit dhe të Shtimes. Patëm një bisedë jashtëzakonisht konstruktive së bashku me kryetarët dhe me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, të Odës Ekonomike Amerikane dhe të Odës Ekonomike Gjermane", ka thënë Jahjaga.

"Unë besoj që do ta kemi një pasqyrë më të qartë pas përfundimit të të gjitha takimeve, në të gjitha ato komuna në të cilat këto oda ekonomike kanë aktivitete dhe kanë përfaqësitë e tyre. Besoj që do të dalim edhe me rekomandime konkrete për përmirësimin e gjendjes dhe do të ketë një tërheqje më të madhe të investimeve në vendin tonë, si dhe do të kemi një gjenerim të vendeve të punës për vitet e ardhshme", ka shtuar Jahjaga.

Lexoni edhe këtë:

Jahjaga: Zhvillimi ekonomik varet nga investimet

XS
SM
MD
LG