Ndërlidhjet

Qindra të vrarë në Deir al-Zor nga militantët e IS-it


Deir al-Zor
Deir al-Zor

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që e monitoron situatën në Siri nëpërmjet rrjetit të gjerë të burimeve lokale, tha se militantët i kanë dërguar njerëzit e rrëmbyer nga fshati i kontrolluar nga qeveria, al-Baghalije, në pjesën veriore të qytetit, Deir al-Zor, pas një sulmi madhor të së shtunës në këtë rajon.

Rami Abdulrahman nga ky observator tha se në mesin e personave të rrëmbyer janë edhe anëtarët e familjeve të luftëtarëve proqeveritarë.

Kemi frikë se 400 vetë do të ekzekutohen ose skllavërohen nga organizata me pretekst se ata janë lojalë ndaj regjimit”, i tha Abdulrahman agjencisë DPA.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë, SANA, më herët ka raportuar se së paku 300 vetë janë vrarë nga sulmet e militantëve të Shtetit Islamik në Deir al-Zor.

SANA thotë se shumica e të vrarëve nga sulmet e së shtunës ishin njerëz të moshuar, gra dhe fëmijë.

Aktivistët opozitarë thonë se shumica e viktimave ishin ushtarë sirianë dhe luftëtarë pro-qeveritarë dhe familjet e tyre.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka kontrollin në pjesën më të madhe të provincës lindore, Deir al-Zor, ndërsa qeveria i kontrollon disa pjesë të qytetit me po këtë emër, përfshirë edhe një aeroport ushtarak.

Provinca Deir al-Zor i mundëson grupit militant, Shteti Islamik, lidhjen me territorin që e ka nën kontroll në Irak.

XS
SM
MD
LG