Ndërlidhjet

Prishtina, para protestave dhe festës

Në prag të 8 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në Prishtinë nuk janë vendosur zbukurimet festive. Zyrtarë të Komunës së Prishtinës thonë se nuk e kanë në plan që ta zbukurojnë kryeqytetin për këtë festë. Ndërkohë, në sheshet kryesore të kryeqytetit vërehen panot e vendosura nga opozita, të cilat bëjnë thirrje për protestë më 17 shkurt. Për dallim nga vitet e tjera, as shitësit ambulantë nuk janë mobilizuar me shitjen e zbukurimeve festive, me arsyetimin se nuk po ka interesim nga qytetarët. Qeveria e Kosovës u ka bërë thirrje komunave, që brenda mundësive, ta shënojnë këtë përvjetor me aktivitete të ndryshme.

XS
SM
MD
LG