Ndërlidhjet

Mali i Zi dhe NATO-ja i filluan bisedimet për pranim


Zyrtarët e NATO-s i kanë filluar bisedimet me Malin e Zi lidhur me kërkesën për tu bërë vend anëtar në aleancën veriatlantike.

Zyrtarët e NATO-s thanë sot se gjatë dy ditëve të bisedimeve do të përfshihet një spektër i tërë i çështjeve, prej atyre “politike, ushtarake dhe juridike” për kandidaturën e Malit të Zi, dhe “do të ofrohet mundësi për të dy palët që të qartësohen çështjet” e ndryshme.

Në dhjetor të vitit të kaluar, NATO-ja formalisht e ka ftuar Malin e Zi që t’i bashkohet aleancës.

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, është fuqishëm i përkushtuar për anëtarësim në NATO.

Rusia ka thënë më herët se zgjerimin e NATO-s e sheh si kërcënim, ndërsa opozita pro-ruse në Mal të Zi pat kërkuar dorëheqjen e zotit Gjukanoviq.

XS
SM
MD
LG