Ndërlidhjet

Digjet një veturë, pronë e familjes së ministrit Krasniqi


Foto ilustrim
Foto ilustrim

Mbrëmë, pas mesnatës në lagjen "Bregu i Dellit", në Prishtinë është djegur një veturë pronë private dhe është dëmtuar një tjetër. Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Mësohet se vetura e djegur është e bashkëshortes së Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në Qeverinë e Kosovës, Memli Krasniqi.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmetitha për Radion Evropa e Lirë, se pas djegies së veturës Passat nga persona ende të panjohur është dëmtuar edhe një veturë afër.

"Ne kemi marr informatën që po digjet një veturë në rrugën "Hajrulla Avdullahu" dhe policia me të dal në vend të ngjarjes e ka konstatuar se edhe një veturë Reni Clio që ka qenë e parkuar afër Passatit është e dëmtuar. Rasti është hapur si asgjësim apo dëmtim i pasurisë dhe jemi duke u marr me detajet", tha Ahmeti.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka dënuar ashpër djegien e veturës private familjare të ministrit Krasniqi.

"Ky sulm i paprecedentë kriminal, i ndodhur në vazhdën e sulmeve që janë kryer së fundi kundër bartësve legjitim të institucioneve të Kosovës dhe ministrit Krasniqi, nga grupe anarkiste parapolitike, synon të krijojë atmosferë të dhunës dhe frikës, si dhe të pengojë punën e Qeverisë së Kosovës dhe rezultatet konkrete të Ministrisë së Bujqësisë si një ndër sektorët parësor për zhvillimin ekonomik të vendit", thuhet mes tjerash në komunikatën e qeverisë.

XS
SM
MD
LG