Ndërlidhjet

Identifikohet terroristi i dyshuar, i vrarë në Bruksel


Bruksel, 15 mars 2016.
Bruksel, 15 mars 2016.

Terroristi i dyshuar, i cili është vrarë gjatë një bastisjeje të policsë, të martën në Bruksel, është identifikuar si Mohammed Belkaid, shtetas i Algjerisë.

Ai është qëlluar për vdekje me snajper, derisa ka bërë përpjekje t’i ikë policisë nga dritarja e një apartamenti në lagjen Forest.

Disa policë janë plagosur gjatë bastisjes, ndërsa autoritetet janë ende në kërkim të dy të dyshuarve të tjerë, që kanë qenë në apartament.

Bastisja ka lidhje me hetimet që po bëhen për sulmet terroriste në Paris, të cilat kanë ndodhur nëntorin e kaluar dhe kanë lënë të vrarë 130 veta.

Grupi militant Shteti Islamik (IS) e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme.

Sipas një zëdhënësi të prokurorëve belgë, një flamur i Shtetit Islamik është gjetur në apartamentin e bastisur të martën, së bashku me literaturë salafiste dhe municion.

Zëdhënsi ka thënë se Belkaid ka lindur në vitin 1980 dhe se në Belgjikë ka jetuar ilegalisht.

Policia franceze po ashtu ka marrë pjesë në operacionin e së martës në Bruksel.

XS
SM
MD
LG