Ndërlidhjet

Nga sot hyn në fuqi zbatimi i MSA-së


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, 1 prill 2016
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, 1 prill 2016

Nga dita e sotme ka hyrë në fuqi zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si marrëveshja e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Kjo marrëveshje, nga autoritetet e Kosovës po shihet si hapi i parë i në kuadër të proceseve integruese evropiane.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar me këtë rast se nga kjo ditë Kosova po vë gurthemelin e bashkëpunimit me BE-në. Njëkohësisht, ai ka shprehur bindjen e tij se së shpejti do të fillojë së zbatuari edhe procesi i liberalizimit të vizave.

“Pas përmbushjes së suksesshme të kritereve dhe rekomandimeve që janë kërkuar për liberalizimin e vizave, së shpejti këtij akti të rëndësishëm të fillimit të zbatimit të MSA-së do t’i bashkëngjitet edhe vendimi i BE-së me të cilin do të mundësohet lëvizja e lirë e bizneseve dhe e qytetarëve tanë në vendet e BE-së”, ka thënë Mustafa.

Marrëveshja për Stabilizim Asociim është nënshkruar më 27 tetor 2015. Ajo kërkon nga një vend që synon anëtarësimin në BE të sigurojë se mekanizmat e tij të qeverisjes dhe të shoqërisë civile përmbushin standardet e BE-së.

XS
SM
MD
LG