Ndërlidhjet

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e gazetarit rus


Dmitry Tsilikin
Dmitry Tsilikin

Policia ruse ka arrestuar një të dyshuar lidhur me vrasjen e gazetarit të pavarur, Dmitry Tsilikin.

Komiteti Hetues Rus tha sot se 21 vjeçari Sergei Kosyrev është arrestuar në Shën Petërsburg, pasi u rrëfye se e ka vrarë Tsilikinin.

Nuk janë dhënë hollësi të tjera lidhur me hetimet.

Gazetari i pavarur rus, Dmitry Tsilikin ishte gjetur i vdekur në apartamentin e tij në Shën Petërsburg, më 1 prill.

Policia në qytetin verior rus e kishte konfirumuar lajmin për vdekjen e 54 vjeçarit Tsilikin, i cili kishte pasur shumë plagë në trup, nga disa therje.

Sipas policisë, Tsilikin duket se kishte ndërruar jetë dy ditë para se të gjendej në banesën e tij. Ata thanë se telefoni dhe kompjuteri personal i tij mungonin në banesë.

Tsilikin ishte një gazetar shumë i njohur rus, shkrimet e të cilit fokusoheshin në kulturë dhe muzikë. Ai gjithashtu ka shkruar për çështje sociale dhe të drejta të njeriut.

XS
SM
MD
LG