Ndërlidhjet

BE: Kërcënim për sanksione kundër Panamasë


Pierre Moscovici
Pierre Moscovici

Komisionari i Bashkimit Evropian për çështje financiare dhe ekonomike, Pierre Moscovici, i është kërcënuar me sanksione Panamasë dhe vendeve të tjera, nëse ato nuk bashkëpunojnë në luftimin e pastrimit të parave dhe shmangies së taksave të tipit që është parë në rrjedhjen e dokumenteve këtë javë.

Firma juridike, Mossack Fonseca, me seli në Panama, u ka ndihmuar mijëra njërëzve të pasur dhe të njohur dhe korporatave të mëdha, të regjistrojnë kompani dhe xhirollogari të jashtme për shmangie të pagesës së taksave në shtetet e tyre.

Për shkak se në xhirollogaritë e tilla shpeshherë identiteti i pronarit është sekret, ato përdoren edhe për pastrim të parave ose për pagesë të mitos.

“Njerëzit janë të ngopur me këto shkelje”, tha Pierre Moscovici, dhe ka shtuar se “sasia e parave, juridiksionet dhe emrat e ndërlidhur me këtë çështje, janë sinqerisht shokuese”.

Në listën e BE-së për vendet që nuk janë bashkëpunuese në çështjen e taksave, përfshihet Panamaja, prandaj Moscovici ka kërkuar që ky vend “ta rishqyrtoj pozicionin e vet”.

BE-ja duhet “të jetë e gatshme për t’i goditur ato vende me sanksione përkatëse nëse ato refuzojnë të ndryshojnë”, tha Pierre Moscovici.

XS
SM
MD
LG