Ndërlidhjet

Opozita në Maqedoni kushtëzon bisedimet e Vjenës


Zoran Zaev, lider i Partisë Social-Demokrate në Maqedoni.
Zoran Zaev, lider i Partisë Social-Demokrate në Maqedoni.

Opozita e Maqedonisë ka paralajmëruar se nuk do t’iu bashkohet bisedimeve në Vjenë për zgjidhjen e krizës politike, nëse qeveria nuk i shtyn zgjedhjet dhe nuk e tërheq amnistinë për politikanët e dyshuar për korrupsion.

Zoran Zaev, lider i Partisë Social-Demokrate, ka thënë se presidenti Gjorgje Ivanov “duhet të tërheqë vendimin e turpshëm për amnistinë e dhjetëra figurave publike, të përfshira në një skandal të përgjimeve”.

Zaev po ashtu ka thënë se zgjedhjet, e parapara për 5 qershor, duhet të shtyhen, derisa të krijohen kushtet për votime demokratike dhe të besueshme.

Bashkimi Evropian ka ftuar në takim, më 22 prill, liderët politikë të Maqedonisë, në përpjekje për të zgjidhur krizën politike në këtë vend.

Partia në pushtet e Maqedonisë, VMRO-DPMNE, e ka pranuar ftesën për negociata.

Protetstat në Shkup dhe qytete të tjera, kundër pushtetit, janë duke vazhduar për të dytën javë me radhë.

XS
SM
MD
LG