Ndërlidhjet

Sulmohet spitali në Siri, vriten 14 pacientë


Alepo, Siri
Alepo, Siri

Organizata bamirëse “Mjekët pa Kufij” ka bërë të ditur se së paku 14 pacientë dhe gjashtë pononjës mjekësorë janë në mesin e njerëzve të vrarë nga një sulm ajror, që ka goditur një spital në Alepo.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut ka thënë se së paku 20 njerëz janë vrarë nga sulmi, përfshirë tre fëmijë.

Sulmi dyshohet se është kryer nga forcat e regjimit, në një qark që kontrollohet nga rebelët.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për krizën në Siri u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që të ndërhyrjnë urgjentisht për të shpëtuar bisedimet për paqe.

Duke folur pas informimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Staffan de Mistura ka thënë se armëpushimi në Siri, i arritur në muajin shkurt, është “mezi gjallë”.

Dhuna në Siri është intensifikuar ditëve të fundit, pavarësisht armëpushimit.

XS
SM
MD
LG