Ndërlidhjet

Azem Syla jep dorëheqje nga posti i deputetit


Foto: Aksioni i Policisë së Kosovës dhe EULEX-it
Foto: Aksioni i Policisë së Kosovës dhe EULEX-it

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha përgjegjësitë instutucionale. Por, ai nuk u është dorëzuar ende autoriteteve të rendit.

“Hetimi i filluar ndaj meje është i padrejtë, por unë dëshiroj t'i jap hapësirë dhe mundësi drejtësisë të punojë pa ndikime”, ka njoftuar mediat Syla, përmes një kumtese me shkrim.

Akti i tij i dorëheqjes është përshëndetur nga kryetari i Kuvendit të Kosoves, Kadri Veseli.

“Unëi inkurajoj të tjerë aktorë politikë dhe funksionarë të lartë shtetërorë, që gjenden para akuzave apo kanë çështje të tilla të hapura me drejtësinë, që të ndjekin rrugën e njëjtë dhe të tërhiqen nga detyrat e rëndësishme që kanë në mënyrë që ta lënë drejtësinë sa më të lirë në përmbushjen e detyrës së vetë”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.

Policia, mbetet në kërkim të deputetit Azem Syla, i cili po dyshohet se udhëhiqte një grup të krimit të organizuar me pronat publike.

XS
SM
MD
LG