Ndërlidhjet

Nisin punimet për ndërtimin e mbrojtjes raketore në Poloni, reagon Rusia


Ilustrim
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë filluar punimet sot për ndërtimin e një sistemi ushtarak në Poloni, që do të jetë pjesë e mburojës raketore të NATO-s në Evropë.

Uashingtoni ka thënë se mburoja synon të mbrojë NATO-n nga raketat me rreze të shkurtër dhe të mesme, sidomos nga Lindja e Mesme.

Rusia kundërshton fuqishëm rrjetin e mbrojtjes raketore, duke pohuar se qëllim i saj është të minojë parandaluesin bërthamor rus dhe të rrënojë balancën strategjike rajonale.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar sot se sistemet kundër raketore të SHBA-së në Evropë “do ta detyrojnë” Moskën që t’u japë fund kërcënimeve në rritje që kanë lidhje me sigurinë e Rusisë.

Sidoqoftë, Putin tha se Rusia nuk do të përfshihet në një garë për armë të reja.

Të enjten, Shtetet e Bashkuara kanë aktivizuar stacionin e parë të mbrojtjes raketore në Rumani, pavarësisht kundërshtimeve të Moskës.

Puna në stacionin në Redzikovo të Polonisë do të përfundojë në vitin 2018.

Stacioni, me seli rreth 250 kilometra larg enklavës ruse të Kaliningradit, do të përfshijë 24 raketa tokësore SM-3 dhe sisteme anti-ajrore.

XS
SM
MD
LG