Ndërlidhjet

Miratohet në parim Projektligji për luftimin e financimit të terrorizmit


Foto nga arkivi - Kuvendi i Kosovës
Foto nga arkivi - Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

Ministri i Financave Avdullah Hoti, i cili ka prezantuar Projektligjin, tha se lufta kundër terrorizmit, lidhet ngushtë me programin e qeverisë së Kosovës për vitet 2015 - 2018.

“Konkretisht ndërlidhet me objektivat e qeverisë për të parandaluar dhe luftuar terrorizmin dhe bashkëpunuar me të gjitha vendet në luftimin e terrorizmit”, ka deklaruar Hoti.

“Ky program parasheh aplikimin e një qasje pro-aktive për bashkëpunim ndërkombëtar për parandalimin e pastrimit të parave, financimin e terrorizmit dhe krimeve të tjera financiare si dhe zhvillimin e legjislacionit kombëtar në përputhje me standardet ndërkombëtare”, ka theksuar ministri Hoti.

Seanca plenare zhvilloi punimet pa opozitën. Ndërkaq votimi solli si rezultat, 59 vota për, 4 abstenime dhe asnjë kundër.

XS
SM
MD
LG