Ndërlidhjet

Forcat e Irakut e kryejnë vendosjen rreth Falluxhës


Forcat speciale irakiane në pozicionet tyre të sotme rreth Falluxhës
Forcat speciale irakiane në pozicionet tyre të sotme rreth Falluxhës

Ushtria e Irakut thotë se forcat e saj speciale janë vendosur rreth Falluxhës në kuadër të operacionit për rimarrjen e kontrollit nga grupi ekstremist, Shteti Islamik.

Prej fillimit të operacionit më 22 maj, forcat e Irakut, përfshirë edhe milicitë shiite të mbështetura nga Irani, e kanë marrë kontrollin ndaj disa hapësirave rreth Falluxhës në provincën Anbar.

Dhia Tamir nga Shërbimi i forcave speciale të Irakut thotë se trupat e kanë rimarrë afro 80% të territorit rreth qytetit Falluxha prej 22 majit.

Ai nuk ka bërë komente lidhur me numrin e ushtarëve dhe kohën e planifikuar për sulm në këtë qytet.

Falluxha, që është afro 50 kilometra larg kryeqytetit Bagdad, është njëri nga dy qytetet e mëdha në Irak, që ende mbetet nën kontroll të militantëve të Shtetit Islamik. Qyteti tjetër është Mosuli.

Ushtria amerikane ka njoftuar se 50 mijë civilë mbesin të bllokuar në qytet dhe se atyre nëpërmjet fletëve të hedhura u është rekomanduar që tu shmangen hapësirave ku janë luftëtarët e Shtetit Isamik, ndërsa në kulmet e ndërtesave të tyre të vendosin fletë të bardha.

XS
SM
MD
LG